Tifozët e Anglisë u dëgjuan duke kënduar “It’s Coming Home” në pjesën e parë të gjysmëfinales së Euro 2020 midis Italisë dhe Spanjës në Ëembley.
66,000 tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar për ndeshjen e madhe të Anglisë me Danimarkën sot (e mërkurë), por disa anglezë blenë bileta edhe për ndeshjen e mbrëmshme mes Italisë dhe Spanjës.
15 minuta pas fillimit të përballjes, disa tifozë të ‘Tre Luanëve’ kundërshtuan tifozët e ekipeve që po luanin duke ua ‘prishur këngën’.
https://twitter.com/FootyRustling/status/1412518580244070400
Fraza e famshme e anglezëve “It’s coming koha” apo në shqip “po vjen në shtëpi” ishte ajo që këndohej nga nikoqirët.
Por, kjo nuk u prit mirë nga mbështetësit e Italisë dhe Spanjës, të cilët menjëherë fishkëllenin dhe bënin ‘boo’ në një përpjekje për të mbytur himnin anglez.
English fans singing “it’s coming home” at the Italy v Spain game 🤣 https://t.co/lD21HLq9N3
— England Football Fans (@EnglidsAway) July 6, 2021
Pamjet u postuan nga mediumi BBC në transmetimin e tyre, por kishte edhe një video të veçantë nga një faqe e tifozëve të Anglisë në Twitter.
Reagimet rreth këtij ‘incidenti’ ishin të ndryshme nga shumë tifozë që shfrytëzuan rrjetet sociale për të shkruar mendimin e tyre. /Telegrafi/
Is that Spain and Italy fans booing English fans in the crowd singing It’s Coming Home? 🤣🤣🤣🤣
— Kieran 🏴🇧🇪 (@kieran_ashton1) July 6, 2021
https://twitter.com/FootyRustling/status/1412491092981915652
England fans just going to Italy v Spain to sing “It’s coming home” pure shithousery that 😭🏴
— bethastin✨ (@bethastin_x) July 6, 2021
– IT ’S COMING HOME ✖️🏴
– IT ’S COMING TO ROME ✅🇮🇹 pic.twitter.com/T11l0EzNcE— FilGoal (@FilGoal) July 6, 2021