Megjithëse skuadra e tyre e zemrës po përjeton një ndër sezonet më të mira në ligën elitare spanjolle, humbjet e javëve të fundit dhe zhvillimet e ndeshjeve të hënëve, kanë bërë të reagojnë tifozët në mënyrë të çuditshme.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Alavesit dhe Levantes, ku kjo e fundit e humbi me rezultat 2:0.
Tifozët baskë sollën një arkivol në shkallët e stadiumit Mendizorotza për të protestuar kundër ekipit të tyre.
https://youtu.be/6y5WSH-_Tto?t=3
E gjithë kjo ka ndodhur para takimit, ku tifozët protestuan për rezultatet e dobëta si dhe zhvillimin e ndeshjeve gjatë ditëve të punës duke sjell arkivol me një lodër në brendësi në formë të njeriut.
Kjo ka bërë që të tërheq vëmendjen e shumë mediave botërore dhe të bëhet lajm në shumë mediave botërore edhe me thirrjet “Futboll, pusho në paqe”.
Theksojmë se ulëset e gjysmës së stadiumit pas thirrjeve të njëpasnjëshme të fansave, ishin të zbrazura në fitoren e skuadrës.
Ndryshe, Alaves aktualisht renditet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelore me 35 pikë. /Telegrafi/