A e goditi qëllimisht Moussa Sissoko me top Nuno Espirito Santos gjatë takimit të Tottenhamit kundër Watford? Epo, tifozët janë të bindur se është bërë me qëllim.
Sissoko u larua pikërisht nga Nuno, i cili e largoi mesfushorin veteran të premten.
Ai siguroi një kalim te Watford, me francezin që bëri debutimin e tij për klubin pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.
32-vjeçarit startoi nga fillimi dhe pati një paraqitje të mirë, derisa u zëvendësua në pjesë të dytë, duke marrë duartrokitje nga tifzoët e Spurs që e respektuan.
Në pjesën e parë, ai kishte një duel me Dele Alli i cili e largoi atë nga topi, me Sissokon që goditi më pas Nunon me top jashtë vijave të fushës.
Sissoko only had 3 shots on target at Tottenham and one of them was at Nuno Espírito Santo 🙄 pic.twitter.com/dJMxnSfoBO
— LANETALK (@LANETALK_) August 29, 2021
Sissoko kërkoi falje shpejt te Nuno, por që aty edhe filloi debati se a e bëri me qëllim.
Duke marrë parasysh transferimin e lojtarit te rivali i Spurs, disa persona në internet mendojnë se ai e bëri atë me qëllim.
Nuno kishte të qeshurën e fundit pasi skuadra e tij mundi Watfordin 1-0 falë golit të pjesës së dytë të shënuar nga Son Heung-min. /Telegrafi/