Mesfushori belg, Youri Tielemans mund të ketë shënuar golin e sezonit për t’i dhënë Leicester Cityt epërsinë kundër Evertonit këtë mbrëmje.
Leicester City mori një fitore të madhe me rezultat 2-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Golat për ekipin e Brandan Rodgers u shënuan nga Tielemans (45’) dhe Harvey Barnes (86’).
A brilliant three points for the Foxes! 👏 🙌
Delivered by @ParimatchUK #EVELEI pic.twitter.com/xfrMbBSAqr
— Leicester City (@LCFC) November 5, 2022
Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga mesfushori belg ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
Tielemans ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca duke dërguar epërsinë në 0-1.
𝗧𝗼𝗽, 𝘁𝗼𝗽 𝗱𝗿𝗮𝘄𝗲𝗿 ⚽ 🙇♂️#EVELEI pic.twitter.com/WaG6hCUS7C
— Leicester City (@LCFC) November 5, 2022
Goditja e fortë dhe e saktë mesfushorit nuk i dha asnjë mundësi intervenimi portierit Jordan Pickford.
Ky gol i belgut po vlerësohet lartë, teksa po cilësohet si gol që është në garë për më të mirin e sezonit. /Telegrafi/
Stop That Tielemans ⚽ pic.twitter.com/DZzuVymiww
— fr (@framesfc_) November 5, 2022