Site icon Telegrafi

‘Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm’ me këtë mesazh dhjetëra Intelektualë përkrahin Dritën në Nyon të Zvicrës

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani ka marrë rrugën për në Zvicër ditën e djeshme.

Gjilanasit do të luajnë në raundin preliminar në Ligën e Kampionëve përballë Inter Escaldes.

Por Drita nuk është vetëm as në Zvicër pasi afër ka tifozët e saj Intelektualët.

Dhjetëra bashkëatdhetarë kanë marrë rrugën për në Nyon për ta përkrahur Dritën, edhe pse ndeshja do të zhvillohet pa tifozë.

Është artisti i njohur gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, Koki Surle që me disa miq të tij janë në Nyon.

Tifozët e pranishëm janë të gjithë me rekuizita të klubit kampiom dhe kanë moton ‘Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm’.

Drita luan me fillim nga ora 18:00 përballë Inter Escaldes, ndërsa fituesi i këtij takimi luan në finale ku do të presin fituesin e takimit Tre Fiori – Linfield. /Telegrafi/

Exit mobile version