Site icon Telegrafi

TI DHE UNË

Poezi nga: Abdurrahim Karakoç
Përktheu: Fatijona Bajraj

Ti dhe unë
Jo ditë, jo javë, jo muaj
Po edhe po të vish pas pesë vjetësh
Ky shpirti im do të pretë nën lëkurë
Dhe dije se
Ajo që kam pritur je ti

Nganjëherë marr në dorë një tufë trëndafila
Nganjëherë lule blini
E vërteta dhe e drejta e çdo gjëje
Je ti ajo që e nuhas dhe i marr erë

Në xhepin tim mund mos të jetë letra jote
Ndoshta del fotografia jote nga tavolina ime
Nëse dëshiron ta dish
Eja hyr në klimën time të dashurisë
Nuk ka dalë zemra nga arka ime
Ajo që kam fshehur je ti

Nuk e di a ndien shiu që bie
Lumturinë në tokë
Dhe kur dielli vret tokën që ta prekësh avullin e ngrehur
Zbrazëtirën mes qiellit dhe tokës
Dashurinë më të pafajshme
Je ti ajo që e kam shkruar

Duke qenë në gjumë, duke qenë zgjuar
Larg dhe afër
Edhe nëse ti s’je e vetëdijshme
Duke shkuar, duke shkuar ndërkohë
Ajo që kam këqyr je ti

Exit mobile version