Site icon Telegrafi

Thyhet rekordi i Schumacherit  – Hamilton e arrin fitoren e 92’të në Formula 1

Lewis Hamilton e ka thyer rekordin e legjendës së Formula 1, Michale Schumacher për më së shumti fitore në histori të garë, me gjithsej 92.

Në javën e kaluar, piloti anglez e barazoi rekordin e legjendës gjermane, ndërsa tani ka arritur të thyejë atë në çmimin e madh të mbajtur në Portugali.

Rekordit 14-vjeçar i vendosur nga Schumacher i erdhi fundi në këtë të diel, pasi Hamilton arriti që të triumfojë në çmimin e madh portugez, për t’u bërë kështu piloti i parë në histori që shënon më së shumti fitore.

Legjenda gjermane e kishte thyer rekordin e Alain Prost në vitin 2001 në çmimin e madh të Belgjikës me 52 fitore.

Pesë vite më pas, Schumacher bëri edhe 39 të tjera, duke e çuar rekordin e tij në 91 triumfe e që nuk u thye deri në këtë vit.

Hamilton përfundoi i pari garën në Portugali, duke lënë mbrapa vetës shokun e tij nga Mercedesi, Valtteri Bottas, derisa piloti i Red Bullit, Max Verstappen ishte i treti. /Telegrafi/

Exit mobile version