Mesfushori i Polonisë, Kacper Kozlowski, është bërë lojtari më i ri ndonjëherë që luan në një Kampionat Evropian.
Kozlowski, 17 vjeç e 246 ditë, u inkuadrua në fushë në ndeshjen kundër Spanjës në minutën e 55-të, në ndeshjen që u mbyll 1-1.
Mesfushori polak Kozlowski ka thyer rekordin e Jude Bellingham.
17-vjeçari, tre muaj e gjysmë më i ri se ylli i Borussia Dortmund, luajti për më shumë se 30 minuta.
I riu që luan te Pogon Szczecin ka thyen një rekord që qëndroi për vetëm gjashtë ditë, pasi Bellingham luajti në ndeshjen e Anglisë kundër Kroacisë.
17 – Kacper Kozlowski (17 years and 246 days) has become the youngest ever player to make an appearance at the European Championships, overtaking Jude Bellingham's record (17y 349d) set for England six days ago. Fleeting. #EURO2020 #POL
— OptaJoe (@OptaJoe) June 19, 2021
Rekordi i Kozlowskit nuk do të thyhet për të paktën tre vjet, kur zhvillohet Kampionati Evropian i ardhshëm. /Telegrafi/