Liga e Futbollit Gjerman (DFL) ka gjobitur dyshen e Borussia Dortmund, Jadon Sancho dhe Manuel Akanji, me një shumë që ende nuk është bërë publike, pasi vizituan një floktar për të prerë flokët e tyre, por pas pasur një maskë mbrojtëse.
Përveç mungesës së maskës, Sancho dhe Akanji shkelën rregullin e higjienës së DFL pasi lojtarët nuk duhet të kenë vizita në shtëpi.
DFL bërë të qartë se ata kanë gjobitur lojtarët dhe jo klub, të cilët nuk kanë kryer ndonjë shkelje.
Lojtari tjerë i përfshirë Raphael Guerreiro, që mori pjesë në seancën e prerjes së flokëve nuk është dënuar, pasi vetëm Akanji dhe Sancho u panë qartë në fotografi të publikuar në mediat sociale.
Sancho ka ironizuar me dënimin pasi e ka kuptuar, duke postuar në rrjetet sociale.
Winnie Nana Karkari, floktar i famshëm nga Dusseldorf ishte ai që ua preu flokët lojtarëve të Borussia Dortmundit. /Telegrafi/