Site icon Telegrafi

Thuchel i PSG-së është i gatshëm të heq dorë nga Neymari, por jo edhe Mbappe

Neymar mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Paris Saint-Germain.

Kështu raporton televizioni spanjoll “El Transistor”, e cila citon një burim nga Federata e Futbollit të Katarit.

Ata kanë konfirmuar se do të bllokohej çdo lëvizje e yllit francez, Kylian Mbappe, megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për transferimin hipotetik të Neymarit te Real Madridi.

Thomas Tuchel (Getty Images)

Edhe pse klubi është kundër shitjes së lojtarit brazilian, ky vendim do të lihet në duart e menaxherit të ri, Thomas Tuchelit.

Sipas raportit, trajneri gjerman nuk e vlerëson sulmuesin aq shumë sa fituesin e Kupës së Botës, Mbappen, dhe mund të jetë i gatshëm të hapë dyert për një lëvizje nëse mund të gjejë zëvendësimet e duhura, ku një nga emrat e përmendur është Paulo Dybala i Juventusit.

Të enjten, Neymar është parë për herë të parë në publik që nga koha e Kupës Botërore – një turne ku pësoi dëmtim të reputacionit – ku morri pjesë në një ankand bamirësie në një hotel në Sao Paulo.

Kujtojmë se AS raportoi që Real Madridi dëshiron të sjellë Mbappen në Santiago Bernabeu, por që përpjekja do të ishte e pafrytshme. /Telegrafi/

Exit mobile version