Neymari pritet të humb vazhdimin e sezonit me skuadrën franceze të Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian sërish ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë në takimin e fundit kundër Strasbourgut.
Këtë fakt tërthorazi e ka pohuar edhe trajneri gjermani i kampionit të Ligue 1, Thomas Thuchel, i cili ka pohuar lëndimi i lojtarit është i komplikuar.
“Do të jetë shumë e vështirë, shumë e komplikuar. Nuk po e humb shpresën, por është e sigurt se do ta kemi të vështirë”, tha gjermani.
Kujtojmë se 26-vjeçari tashmë ka operuar ashtin e pestë metatarsale gjatë viteve të shkuara në mes të shkurtit dhe marsit.
Theksojmë se Paris Saint-Germain avokon një operacion gjersa Federata e Futbollit të Brazilit këshillon metodat tradicionale të rimëkëmbjes sepse pret që Neymar të jetë gati për Copa America në Brazil (14 qershor – 7 korrik).
Ndryshe, Neymar në këtë sezon për francezët ka pasur 23 paraqitje dhe ka shënuar njëzet gola. /Telegrafi/