Site icon Telegrafi

Thorgan Hazard: Shpresoj që Eden të luajë ende në këtë Kampionat Evropian

Anësori belg Thorgan Hazard shpreson që vëllai i tij Eden të vazhdojë të luajë në Euro, pasi tij për lojtarin e Reali Madridit nuk ishte një sezon i lehtë.

Eden Hazard u zëvendësua në minutat e fundit të fitores ndaj Portugalisë, ndërsa Roberto Martinez konfirmoi se ai nuk do të jetë gati të përballet me Italinë të premten.

Thorgan, i cili shënoi golin e vetëm kundër Portugalisë, beson se stafi mjekësor belg do të ndihmojë Eden Hazard që të luajë në ndeshjet e radhës, nëse Belgjika kalon tutje.

“Nuk ishte një sezon i lehtë për të. Por ne mund të shihnim se ai dha gjithçka”.

“Ai nuk kurseu asgjë. Ai luftoi për të gjitha topat, fitoi duelet”.

“Shpresoj se ai mund të vazhdojë kështu, por i takon stafit mjekësor që ta ngrejë përsëri në këmbë dhe mendoj se kemi një nga stafet më të mirë mjekësor në botë”, deklaroi Thorgan Hazard. /Telegrafi/

Exit mobile version