Jazmyne Day nga Melburni, ndjen se gjoksi i saj aktual nuk i plotëson ende standardet që ajo synon
Si adoleshente, pësoi ofendime dhe tallje nga bashkëmoshatarët e saj për shkak të pamjes së saj, sepse ishte mbipeshë, kështu që me kalimin e viteve vendosi të ndryshojë në mënyrë drastike.
Jazmyne Day, një kontabiliste nga Britania e Madhe, filloi të ushtrohej rregullisht, ndryshoi dietën e saj dhe reduktoi mjaft ëmbëlsirat.
Përveç kësaj, ajo ka shpenzuar rreth 33 mijë euro për operacione plastike, për ta sjellë pamjen e saj në perfeksion dhe më së shumti para ka investuar në gjoksin e saj, transmeton Telegrafi.
“Kam punuar në një zyrë si kontabiliste, por vazhdimisht luftoja me depresionin për shkak të peshës. Arrita deri në atë pikë sa nuk e shihja më kuptimin e jetës. Kështu fillova të ndryshoja jetën time. Fillova të ngre pesha dhe më pëlqeu”, tregoi ajo.
Për tre vite humbi 27 kilogramë, e përveç kësaj rriti gjoksin dhe të pasmet, por siç thotë ajo ende nuk është plotësisht e kënaqur.
Jazmyne beson se gjoksi i saj aktual nuk i plotëson ende standardet që ajo aspiron. Nga ana tjetër, komente mizore në llogarinë e saj vijnë çdo ditë nga të gjitha anët, por ajo pretendon se nuk i interesojnë aspak.
“Operacionet kërkojnë një pushim në jetë, kështu që tani për tani jam e kënaqur, por do të gënjeja nëse do të thoja që nuk dua gjoks më të madh”, tregon Jazmyne, e cila la punën e mëparshme dhe tani fiton para në platformën OnlyFans.
“Fansat e mi janë të kënaqur me regjistrimet që i bëj gjithnjë e më shpesh. Është shumë argëtuese”, ka shtuar ajo dhe siç ka treguar, fiton rreth 26 mijë euro në muaj si modele në këtë platformë.
/Telegrafi/