Janë të lindura për lojëra dashurie, kampione në ekscentrizëm dhe egoizëm, ndërkaq janë të zjarrta dhe seksi deri në maksimum.
Fjala është për femrat e shenjës së Luanit të cilat, një herë kur mashkulli i bën për vete, dorëzohen dhe janë shumë të gatshme për lojëra dashurie, transmeton Telegrafi.
Kanë nevojë për kujdes të plotë
Luaneshat janë mësuar të jenë në qendër të vëmendjes, madje kjo u krijon edhe kënaqësi. Ashtu siç janë zakonisht në jetë, po ashtu janë edhe në dashuri. Ato dëshirojnë të jenë në qendër të botës suaj.
Adhurojnë vardisjen me plot ngazëllim dhe kënaqësi. Megjithatë, sado që t’i ofroni, mund të prisni që do t’jua kthejë me të njëjtën masë, sepse janë zemërgjera dhe romantike në dashuri.
Grindavece
Për shkak të krenarisë dhe egos së madhe Luaneshat lehtë shpërthejnë. Ato vështirë do të falin dhe nuk e tolerojnë mosrespektimin. Vardisja është mënyra më e mirë që t’i bëni për vete kur dëshironi pajtimin.
Janë të zjarrta në krevat
Të gjithë thonë që Luaneshat me të drejtë bartin titullin e dashnoreve më të mira, sepse janë të qëndrueshme, të palodhshme dhe me libido të lartë. Me to do të merrni çdo gjë që dëshironi madje edhe më shumë se kaq, sepse kënaqësinë tuaj ato e vënë në vend të parë.
Për dallim nga shumë të tjera, e duan paralojën e gjatë në të cilën gjithmonë ka vend edhe për lojëra imagjinative. Duhet të dini edhe atë që Luaneshat kanë vetëbesim dhe humor të mirë të cilat rrezatojnë energji pozitive dhe e duan jetën. Gjithashtu e duanë lirinë, të dalin dhe të argëtohen mirë. /Telegrafi/