Site icon Telegrafi

Thomas Tuchel theu pajisjet e stërvitjes në seancën e djeshme të Bayern Munich

Është e vështirë të kujtohet kur gjiganti Bayern Munich ishte në telashe më të mëdha dhe kaosi vazhdoi në seancën e fundit stërvitore të bavarezëve.

Përleshje në dhomat e zhveshjes, pakënaqësia e tifozëve me punën e drejtuesve, rënie nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, rezultate të këqija në Bundesligë.

Ka kohë që gjendja nuk ka qenë më e keqe për krenarinë e Bavarisë dhe gjërat nuk po shkojnë aspak mirë, siç u pa në stërvitjen e fundit të klubit.

Siç raporton Bild, që e ka mbështetur shkrimin e saj me foto nga seanca stërvitore, trajneri i pakënaqur Thomas Tuchel ka nisur të thyejë pajisjet stërvitore.

Në foto shihet eksperti gjerman duke thyer me gju shkopinjtë që përdoren si mjete stërvitore.

Lexo po ashtu Bayern Munich do të kthejë trajnerin e portierëve të cilin Nagelsmann e largoi

Bild vazhdon të shpjegojë se Tuchel nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si lojtarët zhvilluan seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Hertha Berlinin.

Aty lojtarët u ndanë në dy ekipe në një fushë të vogël “diamanti”. Nga zhgënjimi i plotë, ai theu shkopin me gju, ndërsa kolegët e tij ndihmës trajnerë e shikonin.

Si rezultat i formës së dobët të Bayern Munich, ka përfituar Borussia Dortmund që tani është një pikë larg në krye të tabelës së Bundesligës me pesë ndeshje të mbetura. /Telegrafi/

Exit mobile version