Pasi që Thomas Tuchel nuk e zgjodhi Bayern Munichin, ishte e çartë që ai ka zgjedhur stolin e PSG-së.
Këtë më shumë e konfirmon edhe Canal Plus në Francë që jep lajmin se trajneri e ka nënshkruar kontratën dy vjeçare me klubin me opsion edhe për një vit tjetër.
Unai Emery është në vitin e fundit të kontratës.
Konfirmimi do të bëhet pas finales së Kupës së Francës që do të zhvillohet me 8 maj.
Sipas këtij mediumi trajneri gjerman do të jetë vetë ai që do t’i zgjedh lojtarët për t’i blerë.
PSG objektiv kryesor e ka Ligën e Kampionëve.
Tuchel një si trajner i detajeve dhe e kërkon perfeksionin në skuadër, duke ndërhyrë edhe në dieta e lojtarëve.
Ai pritet të largojë disa lojtarë nga klubi që llogariten si të panevojshëm./Telegrafi/