Bayern Munich ka rikthyer vendin e parë në Bundesliga pas dy fitoreve radhazi që ka marrë në kampionat.
Bavarezët kanë triumfuar ndaj Hertha Berlinit dhe Werder Bremenit duke mbajtur epërsinë ndaj Dortmundit në një pikë.
Te rekordmenët e Gjermanisë ka një çështje përkundër dy fitoreve radhazi, pasi Thomas Muller ka dy ndeshje që nuk është titullar.
33-vjeçari ndaj Herthas luajti 30 minuta, derisa në fundjavë ndaj Werderit tre minuta më pak.
Tuchel është pyetur për vendimin që ta lë Mullerin jashtë formacionit, teksa ka deklaruar se kjo gjë është normale.
“Të gjithë duhet të mësohemi me faktin se vendime të tilla ekzistojnë. Mënyra se si Thomas po e pranon situatën është e bujshme”.
“E di që ai ka një rol të veçantë në këtë ekip, por problemi nuk është aq i madh sa dëshironi ju që të duket”, u shpreh trajneri gjerman.
Muller këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në Bundesliga, ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/