Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se klubi do të bëjë nënshkrime të reja në afatin kalimtar të janarit.
Gjermani pohoi se klubi duhet të bëjë të paktën dy nënshkrime të reja ose një lojtar të gjithanshëm që mund të luajë më shumë se një pozicion për të forcuar më tej skuadrën e tyre.
“Ne jemi duke punuar për nënshkrime të reja. Shpresojmë që të përmirësojmë skuadrën në dimër. Nuk do të jetë e lehtë sepse afati i janarit është gjithmonë më i vështirë se vera. Por në të njëjtën kohë, ne do t’i besojmë cilësisë që kemi”.
“Ndoshta do të na duhen dy lojtarë të rinj, ose nëse është ndonjë lojtar që mund të luajë në disa pozicione, atëherë ndoshta një do të mjaftonte nëse kursehemi nga lëndimet. Ne e dimë se është e vështirë të marrim lojtarë në janar. Do të na duhet durim dhe optimizëm”, ka thënë Tuchel.
Klubi bavarez është i lidhur ngushtë me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha në janar.
Kampionët në fuqi të Bundesligës së fundmi e zgjatën kontratën e Thomas Muller edhe me një vit dhe mbetet për t’u parë nëse ata vendosin të nënshkruajnë përforcime të tjera në sulm për të mbështetur sulmuesin në formë Harry Kane./Telegrafi/