Në ndeshjen mes Lazios dhe Udineses, ku vendasit fituan 2-0, portieri shqiptar, Thomas Strakosha priti një penallti.
Udinese kishte mundësinë të rikthehej në lojë në minutën e 52-të, ku gjyqtari akordon një penallti në favor të tyre.
Ylli argjentinas, Rodrigo De Paul, morri përsipër përgjegjësinë për ta ekzekutuar penalltinë, por përballë tij ishte gardianin kuqezi, Thomas Strakosha.
Ky i fundit e kuptoi krahun dhe bën një pritje fantastike, duke mbajtur rrjetën e paprekur.
Ndeshja u mbyll 2-0 dhe Lazio me 52 pikë, tri më pak se Milani, mbetet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Strakosha pas kësaj paraqitje u votua si njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje me notën 7.9. /Telegrafi/