Site icon Telegrafi

Thomas Muller: Rezultati është dashur të jetë 6-3 për ne

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, nuk është ndarë aspak i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj PSG-së

Francezët fituan në “Allianz Arena” me rezultat 3-2, gjë që nuk i pëlqeu Mullerit i cili thotë se është dashur ata të fitojnë.

“Është dashur që ne të shënojnë më shumë gola. Gjithmonë flitet dhe për golat që i pranon, por nuk besoj që do të ishte ankuar dikush nëse do të kishim fituar 5-3 ose 6-3”.

“Nuk ishim të saktë dhe tani duhet të mendojmë që ta rikthejmë rezultatin”, ka thënë Muller.

Me lojën e ekipit ishte ndarë i kënaqur edhe trajneri Hansi Flick i cili kishte thënë se golat nuk erdhë në këtë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version