Site icon Telegrafi

Thomas Muller nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Bayerni

Thomas Muller nuk e përjashtuar mundësin e largimit nga Bayern Munichu.

Bild raporton se 30-vjeçari po kërkon një sfidë të re jashtë Gjermanisë, duke zgjuar interesimin e klubeve nga Anglia dhe Italia.

Muller është pjesë e Bavarezëve që 12 vite, derisa ka fituar tetë tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013.

Sulmuesi ka fituar në total 21 trofe me Bayernin, por mendon se është koha që ai të provojë veten në një ligë tjetër.

Kontrata e tij me skuadrës gjermane skadon në vitin 2021, ndërsa Manchester United thuhet se është shumë e interesuar në shërbimet e tij.

Duke mos shikuar moshën e tij, Djajtë e Kuq besojnë se ai mund të sjell një eksperiencë të madhe në skuadër, duke e ndihmuar Marcus Rashfordin të bëhet një sulmues më i kompletuar.

Lexo po ashtu Alcantara e Muller po e mendojnë largimin nga Bayerni

Për të ardhmen, Muller i ka thënë Sport 1: “Fokusi im është që të jem i suksesshëm në këtë sezon. Sezoni i ri? Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej ai.

Unitedi shpreson që ta transferojë gjermanin në verën e këtij viti, gjersa Bayerni refuzon shitjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version