Telegrafi

Thigao Alcantara afër vazhdimit të kontratës me Bayernin

Thiago Alcantara është shuam afër të vazhdojë kontratën me Bayern Munichun.

Mesfushori spanjoll që lidhet me një largim nga Allianz Arena, pritet t’i qëndrojë besnik klubit gjerman edhe për disa vite.

Në mediat evropiane muaj më parë është raportuar se ai mund të largohet nga kampioni i Bundesligës, derisa lidhej me një rikthimit te Barcelona, por që edhe Real Madridi ishte në garë për të.

Mirëpo, Kicker raporton se Alcantara ka filluar bisedimet me Bayern Munichun për të vazhduar kontratën deri në vitin 2023.

Lexo po ashtu Alcantara e Muller po e mendojnë largimin nga Bayerni

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2021, andaj Bavarezët po tentojnë të bindin atë që të vë lapsin në letër,

Thiago iu bashku skuadrës gjermane në vitin 2013 nga Blaugranasit, derisa ka bërë 233 paraqitje për Bayernin, duke shënuar 31 gola dhe ka bërë 38 asistime. /Telegrafi/