Site icon Telegrafi

Thierry Henry i thotë ‘po’ Bordeauxit, ka mbetur vetëm zyrtarizimi

SOCHI, RUSSIA - JUNE 18: Thierry Henry, Assistant Coach of Belgium looks on ahead of the 2018 FIFA World Cup Russia group G match between Belgium and Panama at Fisht Stadium on June 18, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Thierry Henry i ka thënë ‘po’ ofertës për t’u bërë trajner i ri i Bordeaux dhe vendimi pritet të bëhet publik nga pronarët e rinj të klubit.

Klubi e ka larguar Gustavo Poyetin, të premten e kaluar, pasi ai shpërtheu me akuza ndaj klubit dhe politikës së transferimeve.

Për ta zënë vendin e tij në krye të listës ishin, ish-trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann dhe Laurent Blanc, por Henry ishte shfaqur si zgjedhja e parë.

Theirry Henry (Getty Images)

Bordeaux u përpoq të ofrojë Zinedine Zidanen, por që marrëveshja me të ishte e pamundur.

Lexo po ashtu Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë

Henry dëshironte të dinte për fondet dhe blerjet qe do mund ta forcojnë skuadrën.

Hney, së fundmi asistent në Kombëtaren e Belgjikës (Getty Images)

Francezi Henry ka zgjedhur ish-shokun e ekipit te Arsenali, Gilles Grimandi, si asistent i tij të parë te Bordeaux.

Edhe Arsene Wenger e ka dhënë mbështetjen e tij për Henry që ta marr një rol si trajner, pasi tani është pjekur. /Telegrafi/

Exit mobile version