Telegrafi

Thierry Henry emërohet zyrtarisht trajner i Francës U-21

Ish-sulmuesi legjendar i Francës, Thierry Henry, ka marrë detyrën e tij të radhës si trajner me Les Bleus.

Henry do të shërbejë si trajner i ekipit francez U-21 deri në vitin 2025, sipas Federatës Franceze të Futbollit.

Legjenda e Arsenalit do të punojë me ekipin përpara Lojërave Olimpike në Paris verën e ardhshme.

“Thierry Henry është emëruar si trajneri i ri i Francës U21, deri në vitin 2025”.

“Ish-reprezentuesi francez do të udhëheqë Les Bleuets gjatë fushatës së ardhshme kualifikuese për Euro 2025 U21, si dhe Lojërat Olimpike në Paris në 2024”, thuhet në njoftim.

Ai zëvendëson Sylvain Ripoll, i cili humbi punën e tij pas eliminimit të hershëm të kombëtares në Euro U-21 këtë verë.

Henry ka punuar në Monaco në Ligue 1 dhe Montreal në MLS, ndërsa ai ishte një asistent i Robert Martinezit për një kohë të gjatë te Belgjika.

Futbollisti i madh do të debutojë me të rinjtë e Les Bleus më 7 shtator kundër Danimarkës. /Telegrafi/