Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara, ka deklaruar pas rinovimit të kontratës se synimi i tij kryesor është ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Thiago rinovoi me klubin në formë afatgjate teksa si synim primar ia ka vënë vetes Ligën e Kampionëve.
“Një qind përqind”, ka thënë Alcantara kur u pyet se nëse Liga e Kampionëve është synimi i tij primar.
“Synimi im është i njëjtë ashtu si vitet ef undit. Unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve me këtë klub. Unë do të qëndroj këtu derisa ta fitoj trofeun”, deklaroi Thiago.
Bayerni, që është tetë pikë larg në maje të Bundesligas përballet me Wolfsburgun të shtunën. /Telegrafi/