Një burrë në Tajvan është dënuar me 35 mijë dollarë për prishjen e vazhdueshme të karantinës, ku vetëm një prej këtyre rasteve zgjati vetëm tetë sekonda dhe për këtë u gjobit me 3500 dollarë.
Burri pa emër, i cili jeton në Taichung të Tajvanit, ishte karantinuar në shtëpi pasi u kthye nga një udhëtim biznesi në territorin e Kinës gjersa shkeli masën të paktën shtatë herë, raporton cnn.
Sipas TTV News, burri u largua nga banesa shtatë herë brenda vetëm tre ditësh për të shkuar në pazar, për të rregulluar veturën dhe më shumë. Ai thuhet se u grind me një nga fqinjët kur ata u konfrontuan me të në lidhje me largimin nga shtëpia gjatë karantinës.
Qeveria lokale e Taichung konfirmoi se burri u kthye në shtëpi më 21 janar. Rregulloret e Tajvanit kërkojnë karantinim për 14 ditë.
Kryetrari i Taichung, Lu Shiow-jen e denoncoi atë si “një shkelje serioze” dhe shtoi se burri “duhet të dënohet më ashpër”. /Telegrafi/