Ivan Toney ka premtuar se do të rikthehet më i fortë pas ndalimit prej tetë muajsh nga futbolli.
Sulmuesi i Brentford ishte i pranishëm në Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1 të dielën (9 korrik), pasi ishte ndaluar nga çdo aktivitet futbolli deri më 16 janar.
27-vjeçari anglez pranoi 232 shkelje të rregullave të basteve midis 2017 dhe 2021, me përjashtimin e tij nga 11 muaj në tetë pasi ai tregoi “pendim të vërtetë”.
Duke folur për Sky Sports, Toney ka thënë se mbështetja për të ka qenë e lartë në klub: “Po, ka qenë mirë, sigurisht që ka qenë mirë. Por, unë jam një burrë i rritur, e marr atë lehtas dhe eci përpara”.
Ai e përfundoi me një mesazh për fansat që thoshte: “E di që do të kthehem më mirë se më parë”.
Toney, i cili gjithashtu u gjobit me 55,000 euro, do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje në shtator. /Telegrafi/