Një prej fotove më prekëse nga tragjedia ajrore që ka shuar klubin brazilian Chapecoense po bën xhiron e botës.
Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale shfaqë zhveshtoren e klubit Chapecoense nga stadiumi i tyre legjendar, Arena Conda.
Dhe foto që dikur shfaqte të gjithë lojtarët të buzëqeshur në zhveshtore sot është shndërruar në një therrë të madhe në zemrën e të gjithë futbolldashësve, shkruan Telegrafi.
Menjëherë pas tragjedisë në zhveshtore dje shkuan tri lojtarë që nuk u ftuan nga trajneri në këtë sfidë, dhe pikëllimi në sytë e tyre e dhimbja në fytyrat e tyre shton dhimbjen e të gjithëve.
Sidomos hapësira bosh përreth tyre, kabinat e lojtarëve ku nuk do të jenë më asnjëherë kampionët që kanë shkruar historinë për klubin brazilian që do të luante ndeshjen e parë finale në Medellin të Kolumbisë, aty ku edhe ndodhi tragjedia ajrore që la 77 të vdekur, pothuajse të gjithë lojtarë e staf të kubit brazilian. /Telegrafi/