Një sulmues me thikë në dorë ka arritur të ther kalimtar rasti derisa po shëtiste me motoçikletë në një qytet në Izrael, sulmi më i fundit terrorist në këtë shtet.
Sulmi ka ndodhur në qytetin perëndimor Hadera, kurse policia izraelite tha se i dyshuari ishte lokalizuar dhe “neutralizuar” derisa po tentonte të arratisej, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu njoftuan se gjashtë persona janë plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë – kurse sulmi është cilësuar si sulm terrorist.
Sipas Times of Israel, burime brenda organeve të sigurisë zbuluan identitetin e sulmuesit, Ahmad Jabareen, 36-vjeç, shtetas izraelit nga qyteti i afërt arab Umm al-Fahm.
I dyshuari kishte therur me thikë qytetarët në katër lokacione të ndryshme – derisa po ndërronte pozicion me motoçikletë.
Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet burri me helmetë motoçiklete në kokë – i rrethuar nga policët. Ai qëllohet me armë dhe më pas prangoset nga forca të shumta. /Telegrafi/