Telegrafi

Thëniet më të mençura kineze që fshehin mësime të rëndësishme për jetën

Disa prej këtyre thënieve do t’ju bëjnë të qeshni, e disa tjera fshehin leksione shumë të rëndësishme për jetën.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej thënieve më interesante kineze:

– “Ka vetëm dy njerëz të përsosur në botë – njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur ende”

– “Njerëzit e fortë e kanë vullnetin. Të dobëtit e kanë vetëm dëshirën”

– “Të gjithë e shohim të njëjtën maje, por kur e ngjisim atë, pamja është ndryshe. Rrugët që na shpijnë atje e formësojnë njeriun dhe karakterin”

– “Kështjella më e fuqishme që mund ta pushtoni është besimi”

– “Martesa është si kështjellë – ata jashtë ëndërrojnë të futen, e ata brenda ëndërrojnë të ikin”

– “Në vend se ta mallkoni errësirën, provoni ta ndizni një qiri”

– “Mos u frikësoni të ecni ngadalë, frikësohuni të mos ndaleni” /Telegrafi/