Site icon Telegrafi

Thëniet më inspiruese nga Angelina Jolie

Angelina Jolie njihet si një person me mëshirë të jashtëzakonshme.

Nëna e bukur e gjashtë fëmijëve (tre prej të cilëve janë të adaptuar) është e përfshirë në shumë misione humanitare anë e mbanë botës.

Ajo ka fituar edhe çmime ndërkombëtare për përfshirjen e saj në të drejtat e refugjatëve dhe për aftësinë që ka për t’u sjell vëmendje problemeve globale.

Me të gjitha këto, ne shpeshherë harrojmë se Angelina jolie është edhe aktore. Ajo është fituese e trefishtë e Golden Globes, ka fituar çmimin Oscar, etj.

Femrat e admirojnë atë, ndërkaq meshkujt fantazojnë për të.

Më poshtë ju sjellim disa thënie inspiruese nga Angelina Jolie, të cilat do t’ju ndihmojnë të mbusheni energji për t’i arritur ëndrrat që i keni.

“Jeta vjen me shumë sfida. Sfidat të cilat nuk duhet të na trembin janë ato të cilat mund t’i kontrollojmë”

– “Pa dhimbje, nuk do të kishte vuajtje. Pa vuajtje, ne asnjëherë nuk do të mësonim nga gabimet tona. Për të rregulluar diçka, dhimbja dhe vuajtja janë çelësat e të gjitha dyerve. Pa to, nuk ka ndonjë mënyrë të mirë të jetës”

– “E vërteta është se mua më pëlqen të jem e gjallë. E dashuroj ndjenjën e të qenit e lirë. Prandaj, nëse nuk mund t’i kem ato gjëra, atëherë ndihem si kafshë në kafaz dhe nuk dua të jem në kafaz. Më parë do të isha e vdekur”

– “Kam qenë e papërgjegjshme, por nuk jam rebele pa ndonjë kauzë”

– “Nëse i pyet njerëzit se çfarë kanë dashur gjithmonë të bëjnë, shumica ende nuk e kanë bërë atë. Kjo ma thyen zemrën”

– “Ajo çfarë më ushqen, gjithashtu më shkatërron”

– “Nëse mendoj më shumë për vdekjen sesa njerëzit tjerë, kjo është për shkak se e dua jetën më shumë sesa ata”. /Telegrafi/

Exit mobile version