I lindur me 12 korrik të vitit 1817, Henry David Thoreau ka qenë eseist amerikan, poet, filozof dhe njihet për kryeveprat e tij ‘Walden’ dhe ‘Civil Disobedience’.
Libri i parë është reflektim i një jete të thjeshtë rrethuar nga gjërat natyrale e inspiruar nga filozofia transcendentaliste, ndërkaq i dytë është ese që e zbulon mbrojtjen private të Thoreaus – vetëdijen individuale, transmeton Telegrafi.
Në vitin 1837, Thoreau kishte diplomuar nga Harvardi dhe kishte kërkuar punë si mësimdhënës në Concord. Shumë shpejt e kishte kuptuar se nuk ishte tip rigoroz, pasues i disiplinës, andaj edhe kishte hequr dorë pas dy jave.
Thoreau e kishte parë veten si mentor dhe si shok. Kështu edhe kishte filluar të shkruante poezi natyre dhe i ishte ekspozuar transcendentalizmit.
Puna e Thoreau-t ka ndikuar në Lëvizjen Amerikane për të Drejtat Civile dhe ka inspiruar shumë liderë. Puna e tij ende lexohet shumë, pasi që ajo çfarë ka shkruar aplikohet edhe sot.
Më poshtë i keni disa thënie të këtij autori të cilat do t’ju ndihmojnë ta shihni jetën me sy tjerë!
– “Mos u bëj shumë i moralshëm. Synoni përtej moralitetit. Mos u bëni thjeshtë të mirë, bëhuni të mirë për diçka”
– “Para dashurisë, parave dhe famës, më jep të vërtetën”
– “Komplimenti më i mirë që kam marrë është kur dikush më ka pyetur se çfarë mendoj, e pastaj ma ka dëgjuar përgjigjen”
– “Me shumë vetëbesim shkoni në drejtim të ëndrrave tuaja. Jetojeni jetën që e keni imagjinuar”
– “Pyetja nuk është se çfarë shikoni, por çfarë shihni”
– “Jetojeni çdo sezon që kalon; thitheni ajrin, pijeni pijen, shijojeni frutin dhe dorëzojeni veten në ndikimin e tokës”
– “Mosbindja është themeli i vërtetë i lirisë. Të bindurit duhet të jenë skllevër”. /Telegrafi/