Lista e mëposhtme është me thënie nga disa prej njerëzve më të suksesshëm në botë.
Duke e lexuar listën, shpresojmë se do të motivohen e inspiroheni për t’i realizuar të gjitha qëllimet që i keni, transmeton Telegrafi.
Të gjithë pajtohemi se personat e mëposhtëm kanë qenë të suksesshëm dhe i kanë kontribuar botës në një mënyrë apo tjetër, andaj edhe ju mund të bëheni të tillë me motivimin e duhur.
– “Ndryshoni para se të jeni të detyruar ta bëni këtë” — Jack Welch
– “Nuk mund t’i zgjidhim problemet me të njëjtën mënyrë të të menduarit që e kemi pasur kur i kemi krijuar ato” — Albert Einstein
– “Për t’u përmirësuar duhet të ndryshojmë; për të qenë të përsosur duhet të ndryshojmë shpesh” — Winston Churchill
– “Investimi në njohuri e paguan interesin më të mirë” — Benjamin Franklin
– “Pa rritje dhe progres të vazhdueshëm, fjalët si përmirësim, arritje dhe sukses nuk kanë kuptim” — Benjamin Franklin
– “Dështimi është vetëm mundësi për t’ia filluar prapë, kësaj radhe në mënyrë më inteligjente” – Henry Ford
– “Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar është” — Vince Lombardi
– “Disiplina është ura mes qëllimeve dhe arritjes së tyre” — jim Rohn /Telegrafi/