Site icon Telegrafi

Thënie inspiruese nga Estee Lauder për përkushtimin, bukurinë dhe suksesin

Si një prej femrave më të suksesshme dhe më të pasura në Amerikë, Estee lauder është themeluese e kompanisë ‘Estee Lauder Companies Inc.’

Estee ka qenë fëmija i nëntë i familjes dhe gjithmonë ka ëndërruar të bëhet po aq e mahnitshme sa nëna e saj, dhe po aq e aftë sa babai i saj, i cili kishte një dyqan harduerik të vetin, transmeton Telegrafi.

Duke i ndihmuar babait të saj në dyqan, Estee e kishte kuptuar mënyrën se si funksionon biznesi dhe tekstili qysh në moshë të re.

Ajo ishte bërë e pasionuar pas produkteve të bukurisë pasi axha i saj, John Schotz, kishte ardhur të jetonte me familjen e saj dhe kishte filluar një laborator për prodhimin e kremave, locioneve dhe parfumeve. Estee kishte filluar t’ua shiste produktet e axhës shoqeve të saja të klasës dhe salloneve të bukurisë.

Biznesmenja shumë shpejt e kishte gjetur veten duke zhvilluar formula të reja dhe duke prodhuar produkte të bukurisë në kuzhinën e saj. Ajo e kishte kuptuar se femrat kanë pak kohë për kujdesin e lëkurës, andaj e kishte ndjekur konceptin e krijimit të diçkaje të shpejtë dhe efikase.

Duke përdorur përbërës kualitativ dhe strategji të mençura të marketingut, Lauder ishte bërë kandidatja e përsosur për sukses fenomenal.

Në vitin 1946, me ndihmën e burrit të saj, Estee më në fund e kishte themeluar kompaninë Estee Lauder Inc – një prej kompanive lidere të kozmetikës në botë.

Më poshtë i keni disa prej thënieve të saja mbi bukurinë, përkushtimin dhe suksesin.

– “Nuk e kam arritur këtë duke e dëshiruar apo duke shpresuar, por duke punuar për të”

– “Besojuni instinkteve tuaja: reagimi jem i parë është thuajse gjithmonë i duhuri”

– “Vetëbesimi e krijon bukurinë”

– “Shkruani gjërat: këtë ndoshta jua ka thënë edhe nëna. E ka pasur me të drejtë”

– “Kur kam menduar se nuk mund të vazhdoj, e kam detyruar veten të eci tutje. Suksesi im është i bazuar në këmbëngulësi, jo në fat”

– “Bëhuni të fortë. Keni vetëbesim. Bëhuni ylli i jetës tuaj”

– “Bukuria është mënyra juaj e sjelljes, kjo nuk është sekret”

– “Qetësia është e kënaqshme, por i mungon ekstaza e arritjes”

– “Shumica e ideve të mira shndrisin në thjeshtësi, aq shumë saqë secili habitet se përse askush nuk e ka menduar atë më parë”

– “Unë besoj se potenciali është i pakufizuar – suksesi varet nga guximshmëria për të vepruar për ëndrrat tuaja”

– “Është një gjë të bëheni të suksesshëm, por është më e vështirë të qëndroni të suksesshëm. Kush më ka ndihmuar mua? E kam ndihmuar vetveten sepse kam kryer secilën punë në kompani”. /Telegrafi/

Exit mobile version