Site icon Telegrafi

Thashethemexhinjtë dalin fitimtar; Psikologët tregojnë dëmet e shëndetit mendor kur mbani sekrete

“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt”

Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale, nëse i përket një prej këtyre shenjave të të zodiakut, e keni të kotë (klikoni fjalën e ngjyrosur për t’i zbuluar)!

Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin, e psikologët thonë që shumë mirë bëjnë!

Të gjithë mbajmë sekrete, sado e pamundur të na duket, ashtu si të gjithë mund të japin fjalën që nuk do flasin për diçka dhe e bëjnë.

Por a e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë ndodh me trurin e njeriut kur mbajmë një sekret?

Hulumtimet e reja kanë dalë në përfundimin se kjo gjë nuk i bën aspak mirë shëndetit mendor.

Një studim i botuar në PsycNET ka zbuluar se mbajtja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi!

Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë e 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.

Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës se mos zbulohet.

Burimi: The Independent

Exit mobile version