Site icon Telegrafi

Thashethemet, janë më të fuqishme se e vërteta

Psikologët gjermanë kanë pohuar se "thashethemet kanë më shumë efekte kundrejt asaj që kemi parë vetë me sy". Studiuesit kanë përfshirë 126 studentë të shkollave të mesme dhe universiteteve, të ndarë në grupe, ku në secilin grup kanë futur nëntë djem, duke u thënë thashetheme mbi të rinjtë e grupeve të tjera.

Është vënë re se dy në tri persona ishin të prirë t‘u besonin më shumë "shpifjeve" nga të tjerët, se sa atyre që kishin eksperimentuar vetë, ose dinin për palën tjetër.

Rezultati i dytë: sipas 95 për qind të rasteve, thashethemet i korrespondojnë ose i afrohen realitetit. Por kjo nuk është e gjitha. Sipas kërkimit, thashethemet nuk influencojnë vetëm në gjykimet e yjeve të spektaklit, por përfshijnë edhe opinione dhe sjellje të jetës së përditshme.

Së fundmi, janë pikërisht thashethemet ato që do ta shoqërojnë gjithmonë dhe kudo njeriun, qofshin apo jo të vërteta. /shqip/

Exit mobile version