Drita ka marrë fitore të thellë ndaj Dukagjinit me rezultat 5-1.
Ka qenë një duel i dominuar nga skuadra vendase, por katër gola realizuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka thënë se kishte presion për fitore më shumë për trajnerin, pasi nuk është mirë t’i kishte humbur dy ndeshje radhazi.
“Normalisht nuk do të ishte mirë që trajneri i ri t’i humbiste dy ndeshje radhazi dhe për këtë mund të them se kishte presion. Drita është një skuadër që ka gjithmonë rezultate pozitive dhe nuk do të ishte mirë të dështonim”, tha Thaqi.
Tutje trajneri malishevas i Dritës u shpreh se shfrytëzuan rastet në pjesën e dytë dhe se është i lumtur për fitoren.
“Në pjesën e parë patëm mundësi shënimi por nuk i realizuam rastet që i patëm. Në pjesën e dytë ishim më efikas. Rastet të cilat nuk i shënuam në pjesën e parë, i shënuam në pjesën e dytë. Jam i lumtur për fitoren”, deklaroi Thaqi.
Me këtë fitore Drita rikthehet në krye të tabelës me 41 pikë, sa ka edhe Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/