Prishtina dhe Liria e zhvillojnë ndeshjen e javës së tretë të Vala Superligës.
Dy skuadrat përballen pas një humbje e fitoreje në dy javët e para. Liria më e përforcuar se kurrë, ndërsa Prishtina si gjithmonë pretendente.
Ndeshja pritet të zgjoj kureshtje të madhe të adhuruesve të futbollit, dhe me të drejt.
Prishtina nuk ka asnjë mungesë, është e kompletuar.
“Realisht ne presim lojë të fortë duke e respektuar Lirinë si ekip që ka bërë shumë ndryshime, ashtu siç kemi bërë edhe ne realisht. Po ashtu edhe në ndeshjen me Trepçën ’89 kanë treguar se janë ekip i përgatitur jashtëzakonisht mirë fizikisht dhe në këtë aspekt kemi konsideratë ndaj Lirisë”.
“Por sido që të jetë ne luftojmë për ta fituar ndeshjen e cila do të na krijonte një stabilitet për ndeshjet e ardhshme duke llogaritur që Prishtina ka lojtarë cilësor ku edhe pse kemi humbur ndeshjen e parë, me Flamurtarin kemi treguar që kemi lojtarë me cilësi dhe në këtë drejtim duhet shfrytëzuar maksimalisht përvojën tonë. Pra fitorja është më se e çmuar për të vazhduar kontinuitetin”, tha shefi i shtabit teknik, Arsim Thaqi.