Site icon Telegrafi

Thaqi: Duhet të ishim më të saktë sidomos në pjesën e parë

Mbrojtësi Armend Thaqi ka thënë se Ballkani ka mundur ta mbyllë pjesën e parë me avantazh 4-0 përballë Zalgirisit.

Ai ka thënë se Ballkani ka dominuar ndeshjen kundër kampionit të Lituanisë, por që në fund rezultati doli të hjetrë 1-1.

Kjo ndeshje e luajtur të martën në Prishtinë i takoi raundit të parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa për Ballkanin ishte debutim në kualifikimet e kësaj gare.

“Për klubin ka qenë një paraqitje e mirë, pasi e pamë të gjithë që dominuam kundërshtarin. Pjesa e parë ka mundur të jetë 4-0. Pësuam një gol që nuk është dashur nga ndërprerja”.

“Na mbetet që ndeshjen e ardhshme të arrijmë rezultat të mirë për të kaluar tutje. E pamë që ky kundërshtar është i kalueshëm. Nuk na rrezikoi në asnjë rast”.

“E kemi pësuar nga ndërprerja pas një moskoordinimi të mirë nga reparti defensiv. Nga ajo që treguam sot duhet të shkojmë të luajmë një ndeshje të madhe. Ne ishim shumë superior kundër tyre”, ka thënë Thaqi.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Lituani. /Telegrafi/

Exit mobile version