Zyrtarët e Katarit mund të mos jenë shumë të lumtur me Emiliano Martinez.
Pasi fitoi çmimin Doreza e Artë e turneut, gardiani i Argjentinës festoi duke vendosur trofeun – i cili ka formën e një dore – në pjesën afër organit gjenital.
Në mbulimin e Fox, një komentator mund të dëgjohej duke thënë: “Oh jo”, pas gjestit. Në BBC, një komentator tha: “Jo, mos e bëj këtë, Emi. Mos e bëj këtë”.
A thread of saves which led to this picture 🧵 #FIFAWorldCup #Qatar2022 pic.twitter.com/4CbY4qUzRu
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 19, 2022
Martinez ishte heroi i Argjentinës në fitoren e tyre në Kupën e Botës ndaj Francës pasi priti penalltinë e Kingsley Coman. Ai u emocionua më pas, duke shpërthyer në lot gëzimi, por në kohën kur ndodhi ceremonia, me sa duket ishte qetësuar mjaftueshëm për të bërë shaka.
Nuk është e qartë nëse Martinez do të përballet me ndonjë disiplinë, por do të ishte befasuese të shihej diçka nga federata argjentinase, duke qenë se sapo fitoi Kupën e Botës së parë në 36 vjet, me portierin për ta falënderuar për këtë arritje.
Raportohet se Emiliano e bëri këtë veprim në shenjë hakmarrje ndaj tifozëve francezë që e kishin fyer gjatë ndeshjes. /Telegrafi/
My Keeper @emimartinezz1 😂😂😂 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/QKAeUdXgk0
— Kieron ☘️ (@Kieronocall) December 18, 2022