Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakin.
Vetëm pak ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, Thaçi dhe përzgjedhësi Bunjaki theksuan se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, duhet intensifikuar punët në avancimin e infrastrukturës dhe për rritjen e cilësisë në futboll, bëhet e ditur përmes një komunikate.
“Ju përgëzoj për punën e deritashme. Tani na pret një punë e përbashkët në përmbushjen e të gjitha kritereve përkatëse të UEFA-s dhe të FIFA-s”, ka thënë Thaçi, duke i uruar suksese përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore me Ishujt Faroe, transmeton Koha.net.