Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e vendit pas pranimit të Kosovës në UEFA.
Ai tha se ky është lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt të Republikës së Kosovës.
Best news! #Kosovo is the newest member of @uefa! Thank you to all those who voted “yes” for our children and youth to compete in football.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) May 3, 2016
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”, ka shkruar presidenti. /Telegrafi/