Telegrafi

Thaçi: Norrkopingu kundërshtar i fortë, ne nuk i shfrytëzuam rastet

????????????????????????????????????

Trajneri i FC Prishtinës, Arsim Thaçi ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ku e ka uruar Norrkopingun për fitoren bindëse ndaj ekipit të tij me rezultat 5:0.

Prishtina ka humbur ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare ndaj Norrkopingut me rezultat 5-0, dhe kjo humbje është pranuar edhe nga trajneri i Prishtinës, i cili tha se ekipi suedez ishte shumë më cilësor.

Lexo po ashtu Prishtina e nis keq debutimin në Evropë, mposhtet thellë nga Norrkopingu (Video)

Megjithatë, trajneri kosovar mendon se lojtarët e tij kanë mundur të bënin më shumë, duke konkretizuar rastet e krijuara, sidomos në pjesën e parë.

“Kemi qenë të vetëdijshëm që kemi pasur një kundërshtar shumë të fortë. Këtë e treguan me fillim të pjesës së parë, ndërsa edhe ne treguam pak a shumë cilësinë tonë, në pjesën e parë e pak më shumë në të dytën”, ka thënë fillimisht Thaçi një konferencën pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Norrkoping – Prishtina, statistikat e ndeshjes (Foto)

“Patëm edhe ne rastet tona u desh të ishim më të kujdesshëm e të shënonim, por nuk i konkretizuam. Rrjedha e lojës shkoi në favor të kundërshtarit”.

“Ka qenë dominim total i kundërshtarit, i përgëzoj për lojën që e bënë. Na nevojitet eksperienca dhe sa më shumë ndeshje që bëjmë, aq më mirë për ne është, në mënyrë që të përballemi me ekipe si Norrkopingu në të ardhmen”, përfundoi trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/