Telegrafi

Thaçi: Ekipi është i gatshëm për lojë (Video)

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi tha se ekipi i tij është i gatshëm për lojën që zhvillohet nesër ndaj klubit suedez, Norrkoping.

“Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit. Nëse arrimë t’i përmirësojmë gabimet nga loja e parë, do të ishim shumë të kënaqur”, ka thënë Thaçi, raporton KosovaPerss.

Kurse kapiteni Armend Dallku tha se ekipi do të nxjerr mësim nga ndeshja e parë, gjithmonë duke zbatuar detyrat e trajnerit.

Prishtina garon për herë të parë në Ligën Evropiane. Takimin e parë e ka zhvilluar në Suedi nga Norrkoping, ku ka humbur me rezultat të thellë 5-0.

Takimi kthyes zhvillohet nesër në Stadiumin “Adem Jashari”.