Bënë shumë bujë deklaratat e Mamuka Jugelit, agjentit të Khvicha Kvaratskhelia .
Agjenti i talentit gjeorgjian foli për klientin e tij, por fjalët për Victor Osimhen dhe të ardhmen e tij përfunduan në qendër të diskutimeve.
Ai ka thënë se Osimhen nuk do të qëndroj tërë jetën te Napoli dhe se në verë do të transferohet në Arabinë Saudite.
“Osimhen sapo rinovoi kontratën, por a mendoni ju se ai do të luajë gjithë jetën te Napoli? Unë po ua them, gjatë afatit kalimtar të verës Victor do të transferohet në kampionatin saudit, ndërsa Kvara jo. Kam biseduar me të dhe ai nuk do të luajë kurrë në Arabinë Saudite edhe për 1 miliard euro, kjo është e sigurt”.
“Kvaratskhelia ka vullnetin e duhur, por edhe vizionin për të ardhmen dhe ai i ka objektivat e qarta, natyrisht që ne do të diskutonim gjithçka për emra si Real Madrid, Man. City, Bayern apo Barcelona. Kam pasur kontakte me shumë klube, por a do ta lërë De Laurentiis të shkojë? Për momentin ka një kontratë me klubin, pastaj le të shohim”/ përfundoi Jugeli, menaxheri i Kvaratskhelias.
#Osimhen risponde a Mamuka Jugeli, agente di Kvaratskhelia
Caro Mamuka Jugeli, sei un pezzo di sporcizia e una vergogna. Sono imbarazzato dal tuo senso del ragionamento. Stupido!
TIENI IL MIO NOME FUORI DALLA TUA BOCCA!
Clima tranquillo attorno alla SSC Napoli tutto sommato.. pic.twitter.com/9rGqemzdAn
— MA3STRO CAMPIONE⚽ (@Gianpaolo00) January 10, 2024
Kjo ka bërë që Osimhen të shpërthejë ndaj menaxherit të shokut të tij, duke i thënë ta mbajë gojën mbyllur dhe mos të flasë kurrë më për të.
“I dashur Mamuka Jugeli, je mbeturinë njerëzore dhe turp, më vjen turp nga sensi yt i arsyetimit. Ti koka! Mbaje emrin tim larg nga goja jote”, ka shkruar Osimhen. /Telegrafi/