Site icon Telegrafi

Tevez: Isha afër kësaj skuadre të madhe spanjolle

Sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez, ka thënë se kishte një ofertë nga Atletico Madrid pasi u largua nga Juventusi, por ai kishte vendosur të kthehet në shtëpi.

Argjentinasi luajti dy sezone me Juventusin ku fitoi dy tituj dhe Kupën, ndërsa luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Tevez e pranon se kishte ofertë nga Atletico që udhëhiqet nga bashkëkombësi i tij Diego Simeone.

“Simeone më telefonoi dhe isha i emocionuar për këtë ide”.

“Të luaja në Spanjë ishte një nga dëshirat e mija në karrierë, por nuk mund t’i thosha jo Bocas”, ka thënë Tevez. /Telegrafi/

Exit mobile version