Telegrafi

Teuta e Durrësit pëson humbje të thellë në Letoni

Teuta e Durrësit nuk ka kaluar aspak mirë nga udhëtimi në Letoni.

Skuadra e drejtuar nga Blendi Shkëmbi ka pësuar humbje të thellë te Venspils me rezultat 3-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Evropës, derisa durrsakët pësuan golin e parë nëpërmjet Sergiychuk në minutën e pestë.

Klubi shqiptar u mbajt mirë deri 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur fillimisht në minutën e 78-të realizoi Ulimbasevs për 2-0 ndërsa në 10 minuta më vonë realizoi edhe Aiyegun për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kësisoj klubi shqiptar ka marrë një goditje të rëndë nga ndeshja e parë.

Teuta do të kërkoj kualifikimin pas një jave në Durrës, por do të jetë tejet e vështirë të eliminohet gjiganti letonez. /Telegrafi/