Një zjarr në një treg perimesh në provincën veriore të Kinës, Hebei, vrau tetë persona dhe plagosi 15.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në qytetin Zhangjiakou, i cili u shua pak më shumë se një orë pasi shpërtheu rreth orës 8:40 të mëngjesit, shkruan Reuters.
Tym i madh u pa mbi treg në lagjen Qiaoxi të qytetit, treguan videot e postuara në rrjete sociale, së bashku me flakë të mëdha.
I identifikuar si tregu i perimeve Liguang në disa media, ai u hap në vitin 2011 dhe shet artikuj që variojnë nga frutat dhe ushqimet e detit deri tek pajisjet elektronike.
Deri më tani, nuk ka pasur njoftime të tjera të detajuara lidhur me shkakun e saktë të kësaj tragjedie.
Pra, ende mbetet e paqartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e zjarrit. /Telegrafi/