“Pagerët” e anëtarëve të organizatës libaneze, Hezbollah kanë shpërthyer në të njëjtën kohë duke shkaktuar viktima dhe lëndime të njerëzve.
Tetë persona kanë vdekur deri më tani, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë e Libanit, shkruan skynews.
Hezbollahu tha më parë në një deklaratë se tre persona kishin vdekur – dy luftëtarë dhe një vajzë.
Është e mundur që kjo shifër të rritet me kalimin e kohës ndërsa po vazhdojnë shpërthimet.
Another video of a Hezbollah fighter’s pager exploding while he was shopping in a store pic.twitter.com/HswjnQYX2X
— NEXTA (@nexta_tv) September 17, 2024
Sipas AP, një zyrtar i Hezbollahut tha se të paktën 150 njerëz, përfshirë anëtarë të grupit, u plagosën në pjesë të ndryshme të Libanit kur shpërthyen pajisjet e tyre.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit u bëri thirrje spitaleve që të jenë në gjendje gatishmëri për të pranuar pacientët ndërsa njerëzit që kanë “pager” t’i çaktivizojnë sepse janë hakuar.
Gjithashtu u kërkoi punonjësve shëndetësorë që të shmangin përdorimin e pajisjeve me valë.
AP tha se fotografët e tyre kishin parë dhomat e urgjencës spitalore të mbingarkuara me pacientë, shumë me lëndime gjymtyrësh dhe disa në gjendje të rëndë. /Telegrafi/
Dozens of Hezbollah fighters have had radio transmitters explode in their pockets
They fear that Israeli intelligence agents hacked into the devices and somehow caused them to detonate. pic.twitter.com/XZK6RimB3R
— NEXTA (@nexta_tv) September 17, 2024