Derisa Blaugranët kanë shumë shpresa për Rafa Alcantara, kjo nuk i ka penguar drejtuesit e klubit spanjoll të identifikojnë sulmuesit e mundshëm të së ardhmes.
Sipas gazetës spanjolle Sport, tetë djelmoshat që do të merren parasysh nga Barcelona janë:
Vitolo (Las Palmas)
Sulmuesi po ashtu është duke u ndjekur edhe nga Real Madridi dhe vlerësohet në regjionin e 5 milionë euro.
Ricky van Wolfswinkel (Utrecht)
Wolfswinkel është parashikuar të jetë ylli i ardhshëm i madh i Holandës dhe është spekuluar se Liverpooli tashmë ka bërë përpjekje ta transferojë atë.
Jesse Rodriguez (Real Madrid)
17-vjeçari shihet si një prej lojtarëve më të zgjuar të rinj të Real Madridit. Ai është i njohur për ritmin dhe aftësitë e tij në top.
Saul Niguez (Atletico Madrid)
Tash vetëm 16-vjeçar, Saul vjen nga radhët e të rinjve të Real Madridit. Ai ka qenë me Atleticon për tre sezonet e kaluara.
Alvaro Morata (Real Madrid)
Morata është duke krijuar një reputacion të shpejtë nëpër Evropë. Ai ka depërtuar në ekipin e parë të Jose Mourinhos këtë sezon.
Romelu Lukaku (Anderlecht)
Belgu shihet si sulmuesi i ri më i nxehtë në Evropë. Real Madridi dhe Chelsea janë favoritë për të nënshkruar me të në fund të sezonit.
Paco Alcacer (Valencia)
Sulmuesi i kombëtares U17 të Spanjës tashmë është lidhur me një kalim në Arsenal dhe Chelsea këtë sezon.
Alvaro Vazquez (Espanyol)
Tash 19-vjeçar, Vazquez ka qenë zbulimi i këtij sezoni, pasi gjeti veten në planet e trajnerit Mauricio Pochettino. /Telegrafi/